fbpx

Dy të lënduar dhe një i arrestuar nga përleshja në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga përleshja fizike që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar nga zyrtarët policorë ku thuhet se edhe një person është arrestuar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë në përleshje”, thuhet në raportin policorë.

Sipas zëdhënëses Flora Ahmeti, policia tashmë ka nisur hetimin lidhur me rastin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]