fbpx

Dy të plagosur në Viti, arrestohet një person

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë plagosur në Viti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Me datën 08.08.2024 në ora 10:07, Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona. Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen. Sipas mjekut kujdestar të plagosurit për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitet Policore kanë identifikuar dhe arrestuar një person mashkull kosovar, po ashtu në vendin e ngjarjes janë konfiskuar edhe dy armë zjarri. Hetues policor nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]