fbpx

Në Pompën e derivateve “Kastrati” nuk mbeti i vrarë asnjë person

nga Revista Kosovarja

Pas vlerësimit të kallxo.com se artikujt me titullin Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE”, janë te rreme, stafi i revistës “Kosovarja” kërkon ndjesë publike për shpërndarjen e lajmit me të njëjtin titull.

Ky lajm nuk ishte autorial, por i marrë nga mediat tjera online dhe i plasuar më pas në portalin kosovarja-ks.com

Siç kuptohet, më 18.04.2024 nuk është vrarë asnjë person.

Në afërsi të pikës së shitjes së karburanteve ka pasur të shtëna me armë, por sipas Policisë dhe Prokurorisë, nuk ka persona të vdekur.

Stafi i portalit të revistës “Kosovarja”, kërkon ndjesë dhe mirëkuptim nga lexuesit për shpërndarjen e këtij informacioni të pa konfirmuar.

 

Artikulli

Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë

Një person dyshohet se ka vdekur të pompa e derivateve të naftës ‘Kastrat Grup’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, me saktësisht të ‘Rrethi të Ismeti’.

Në fotografitë e realizuar nga KosovaPress shihet trupi i mbuluar i një personi në parkingun e kësaj pompë.

Aty kanë arritur edhe Policia e Kosovës e cila ka bërë rrethimin me shirita të vendit të ngjarjes.

Gazeta10 është në pritje të një përgjigje nga policia në lidhje me rastin.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]