fbpx

Dyshohet se një 25 vjeçare ka kryer vetëvrasje në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Një 25 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prishtinë më konkretisht në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili u shpreh se së bashku me prokurorinë janë duke e hetuar rastin e që elementet e para të shpien drejt vetëvrasjes.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, tha ai për Insajderin.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]