fbpx

Dyshohet se u helmuan rreth 20 persona, mbyllet një furrë në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore dje pasi dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se furra është mbyllur me vendim të inspektorëve deri në daljen e analizave.

Pronari i furrës është intervistuar, e ankuesit do të intervistohen ditët në vijim.

“PËRDORIMI DHE VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Prishtinë 16.08.2024 – 17:00. Rreth 20 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor pasi të njëjtit dyshojnë se janë helmuar nga produktet e një furre. Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe në ditët në vijim do të intervistohen ankuesit”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]