fbpx

Dyvjetori i vdekjes së Albright, Kurti: Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për përkrahjen e saj

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përkujtuar ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright në dyvjetorin e vdekjes.

Kurti, potencoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse ndaj saj për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.

“Kanë kaluar dy vjet që nga vdekja e Sekretares së Shtetit të SHBA, Madeleine Albright, një avokate e vendosur për vlerat amerikane jashtë vendit. Kosova do të jetë gjithmonë jashtëzakonisht mirënjohëse për përkrahjen e saj ndaj ndërhyrjes së NATO-s, e cila ndaloi krimet e papërshkrueshme të gjenocidit”, shkroi Kurti në platformën X.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]