Pak minuta para se të nis seanca konstituive, kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka arritur e para në Kuvend nga të gjithë ligjvënësit.
LVV, si partia me më së shumti vota nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdon të këmbëngulë në propozimin e saj për Haxhiun, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga opozita, që argumenton se ajo nuk është zgjedhja e duhur për të udhëhequr parlamentin.
Seanca, e cila do të drejtohet nga Avni Dehari, pritet të nisë në orën 10:00 dhe është e 14-ta me radhë që synon të zgjidhë ngërçin politik dhe të çojë përpara formimin e institucioneve të reja.