Një gjykatë spanjolle ka pezulluar një hetim mbi mashtrimin e dyshuar tatimor të kryer nga ylli kolumbian i popit Shakira, pasi ajo u hetua për shmangie prej 6.6 milionë eurosh, raporton Guardian.
Prokurorët hapën çështjen në korrik, duke pretenduar se ajo përdori një rrjet kompanish, disa në parajsë fiskale, për të mashtruar autoritetet spanjolle tatimore prej 6.6 milionë euro në 2018.
Një muaj më vonë këngëtarja pagoi 6.6 milionë euro për të shlyer borxhin.
Të mërkurën prokurorët kërkuan pushimin e procedimit penal për shkak të “mungesës së provave”, gjë për të cilën gjykata pranoi sot.
Megjithëse Shakira kreu “parregullsi” në deklaratën e saj tatimore të vitit 2018, gjykata tha se “nuk ishte e mjaftueshme për të përbërë një vepër penale kundër autoriteteve tatimore” dhe se sjellja e saj nuk zbuloi “qëllim për të kryer mashtrim”.
Po Molins, një nga avokatët e saj, e përshëndeti vendimin, duke thënë se ai “i dha fund fushatës së shpifjeve që autoritetet tatimore kanë bërë” kundër Shakirës dhe “provon se këngëtarja nuk ishte kurrë një mashtruese”.