fbpx

E anuluan dy herë dasmën, Alex shpreson se këtë vit do të martohet me Jenniferin

nga Revista Kosovarja

Alex shpreson që më në fund të martohet me Jennifer Lopez më 2021, pasi dasma e tyre u shty dy herë.

Alex Rodriguez la të kuptohet se më në fund do të kurorëzohej me të fejuarën e tij Jennifer Lopez më 2021, pasi planet e tyre të dasmës u bllokuan dy herë nga COVID-19, shkruan Daily Mail.

Ylli i bejsbollit 45-vjeçar dhe këngëtarja 51-vjeçare filluan lidhjen në shkurt 2017, duke njoftuar fejesën e tyre në mars 2019.

Rodriguez u shfaq në një intervistë virtuale në The Tonight Show të hënën, ku ai u pyet nëse më në fund planifikon të martohet me JLo këtë vit.

“Ne u përpoqëm dy herë më 2020. Ne u goditëm dy herë nga COVID-19. E dini, ata thonë në bejsboll, ‘Hera e tretë është sharmi,’ kështu që le të shpresojmë…”, tha Rodriguez.

Çifti fillimisht kishte planifikuar të bënte kurorëzimin në Itali verën e kaluar, pasi u shty dy herë, por planifikojnë të ndodh këtë vit.

Asnjë datë nuk është caktuar në këtë kohë, Lopez tha javën e kaluar në Elle se “Nuk ka asnjë nxitim. Ne duam ta bëjmë atë në rregull kur mund ta bëjmë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]