Me urdhër të Gjykatës Speciale, gjatë ditës së djeshme për në Hagë është nisur ish- zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Është vajza e Krasniqit, Gresa ajo e cila ka reaguar përsëri lidhur me arrestimin e tij.
“Netet do te jene te gjata dhe mengjeset e dhimbshme pa pranin e babit. Shtepia duket e zbrazet por jane fjalet dhe mbeshtetja e miqeve ato qe na bejne te forte”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, transmeton IndeksOnline.
Edhe gjatë ditës së djeshme, ajo ka përmendur disa nga figurat më të rëndësishme të PDK-së, duke i quajtur deputetë të legjislaturës së dështuar, të shitur e të ndyrë.
https://www.facebook.com/gresa.jk/posts/3530700076987097