Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.
Kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës, neni 90 i Kushtetutës në dy pikat e para. Ndërkohë pika e tretë e këtij neni precizon se posti i presidentit nuk mund të ushtrohet më gjatë se gjashtë muaj.
Sot, Hashim Thaçi dha dorëheqjen pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.