fbpx

E bija i kërkon leje për të dalë me djemë, Sabiani prindi tipik shqiptar: Kur të vdes unë

nga Revista Kosovarja

Vajza e këngëtarit Sabian Medini, Keisi Medini njihet për foto e saj të nxehta në rrjetet sociale duke treguar linjat e saj perfekte, që bien direkt në sy.

Por në profilet e saj në rrjetet sociale nuk mungojnë as postimet me babin e saj, me të cilin ka një raport shumë të mirë, gjë që u duk kur këngëtëri ishte në BBV.

Së fundmi, Keisi ka publikuar në rrjetin social Tik-Tok një video së bashku me Sabianin. Dyshja imitojnë një zë në sfond, ku Keisi e pyet se ku do ta lejojë “të dalë në takim me djem.”

“Më thoni, kur do të më lejoni të dal në takim me djem?”- pyet Keisi gjatë videos. “Kur të kem v ekur unë, plus tre ditë që të sigurohesh se kam v dekur.”- thotë Sabiani, ndërsa më tej e mbyllin videon duke qeshur.

“Vajza e babit”– shkruan Keisi krahas videos duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Këngëtari ka treguar shpesh edhe gjatë qëndrimit të tij në BBV, marrëdhënien e mirë që ka me vajzën e tij Keisin.

Ajo ka qenë një ndër mbështetëset më të mëdha të Sabianit kur ai ishte pjesë e reality-shoët, duke postuar herë pas here në “Instagram’’ poste apo dedikime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]