Arbnora Ademaj shpesh herë ka zënë ballinat e mediave rozë duke u folur për sukseset e saj të një pasnjëshme.
Sa për karrierën e saj si miss, si moderatore, e kohët e fundit edhe si aktore, shkruan “Kosovarja”.

Siç dihet Arbnora realizon emisionin ‘Zone’ me personalitete që kanë lënë gjurmë në kulturën shqiptare.
E në Tiranë, bukuroshja është e angazhuar me biznesin që ka aty, duke u treguar mjaft e suksesshme edhe në këtë aspekt.

Kurse në Stamboll pejanja ka treguar se do të jetë aktore në një serial filmik krahas aktorëve të njohur turk për çka edhe është shkruar në mediat tona ku dhe priten suksese të saj edhe në botën artistike.

Ndërkohë që në jetën e përditshme Arbnora po vazhdon të realizojë foto unike ku po shfaq gjithë bukurinë e sharmin e saj.
Ndaj, shikojeni e kënaqni sytë me të bukurën Arbnorë./Kosovarja/


