fbpx

E bukura, Gigi Hadid feston ditëlindjen e parë si nënë

nga Revista Kosovarja

Gigi Hadid feston sot përvjetorin e 26-të të lindjes.

Për supermodelen kjo është hera e parë që e feston këtë ditë speciale si një nënë.

Hadid dhe partneri i saj, Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë me emrin Khai. Që nga ajo kohë, Gigi dhe ish anëtari i One Direction janë treguar shumë të rezervuar.

Fotot me vogëlushen janë shumë të rralla por përsa i përket portretit të saj kanë qenë shumë hermetikë. Megjithatë, dyshja janë fotografuar disa herë duke shijuar një piknik, një shëtitje nëpër New York apo bukuritë e natyrës në shtëpinë e modeles në Pensilvani.

Vetëm pak ditë më parë, Gigi ndau një foto të ëmbël të vogëlushes ku shkruante: “Nuk mund ta besoj se bebushi im bën 7 muajshe këtë javë.” Muajin e kaluar, ata u panë me vajzën e tyre në daljen e tyre të parë publike që nga lindja e saj në shtator.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]