63
Morena Taraku e ka sfiduar vetën radhazi me profesione të ndryshme, ndër më të njohurat si modele dhe këngëtare.
Por, duket se tashmë po i pëlqen një zanat, arti i të rregulluarit flokë, shkruan Kosovarja.
Mbase, këtë po e bënë si shaka për të nxitur reagime tek ndjekësit e saj në instagram, e që janë të shumtë. Kështu, bukuroshja Taraku publikoi imazhe teksa e provoi për pak çaste se si është të jesh në rolin e flokëtares së meshkujve.
Ndryshe, Morena Taraku njihet për jetën e saj luksoze duke u nisur nga makina deri te veshjet e saj.