Me ardhjen e ditëve të ngrohta, është koha të heqim çorapet, të nxjerrim sandalet dhe… të mendojmë për pedikyret që do të shoqërojnë dukjen tonë verore!
Nëse je ndër ato që ndjek trendet e bukurisë, ndoshta tashmë e ke vënë re se ngjyrat “milky”, apo siç i njohim ndryshe, nuancat e qumështit, janë kthyer në një hit të padiskutueshëm këtë sezon.
Pas dominimit gjatë pranverës, kjo nuancë e sofistikuar dhe minimaliste duket se do të vazhdojë të jetë një zgjedhje kryesore edhe përgjatë verës.
Çfarë është pedikyri “Milky”?
Siç sugjeron edhe emri, bëhet fjalë për nuanca të buta të së bardhës, që ngjajnë me ngjyrën e qumështit. Është një alternativë më elegante dhe më e lehtë për syrin sesa e bardha klasike – perfekte për ato që preferojnë stilin e pastër dhe të thjeshtë.
Aplikohet në një ose më shumë shtresa, varësisht nëse dëshiron një pamje më delikate apo një efekt më të theksuar me shkëlqim.
Rezultati? Thonj të bukur, të kuruar dhe që kombinohen shkëlqyeshëm me çdo palë sandale, pavarësisht stilit apo ngjyrës.
Disa ide:
Çfarë është trendi i pedikyrit “Milky”?