Klinika “Anaderm” mbetet edhe më tej porta e madhe ku trokasin ata që duan të kenë lëkurë të shëndetshme, shkëlqyese, duan që pamjes së jashtme ti japin notën e perfeksionit.
E, sigurisht që gama e shërbimeve mjekësore dhe estetike në “Anaderm” është e gjatë.
Në krye të klinikes më të njohur në Kosovë dhe rajon, është Dr.Anita Muja, e njohur për profesionalizmin, etiken profesionale, inovacionin dhe sjelljen e shërbimeve më të mira në vend.
Anita Muja është dermatologia estetike më e njohur, që gjen zgjidhje për shumë probleme dermatologjike dhe estetike.
Doktoresha, admirohet nga pacientet e klientët e saj për delikatesën, kujdesin dhe sigurisht kryerjen e shërbimeve mjekësore e estetike në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërkohë, eleganca dhe stili nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re.
Sot, Anita Muja feston ditëlindjen dhe normalisht që nuk ka munguar radha e gjatë e urimeve, ku shume prej miqve e kanë quajtur “Doktoresha më e bukur në botë”.