Pas lajmit të bukur se motra e Olsi Bylykut është në pritje të një djali, rrjetet sociale janë mbushur me urime për familjen.
Ndërkohë, edhe vetë Olsi ka reaguar me një postim plot emocion dhe humor në Instagram, duke ndarë një moment të veçantë me të dashurën e tij gjatë një perëndimi romantik në bregdet.
Në përshkrimin e fotos, Olsi tregon një skenë ku partnerja e tij i afrohet me qetësi olimpike dhe i thotë një fjali që “ia shpërthen trurin”: “Shi sa bukur motra, me të dytin.” Kjo duket si një sinjal që ndoshta e dashura e Olsit po i ngacmon butësisht për të ardhmen e tyre, duke lënë të nënkuptohet një dëshirë për një hap më serioz në marrëdhënie.
A është kjo një kërkesë e heshtur për të filluar një familje? Fansat mbeten kuriozë dhe mezi presin për të zbuluar më shumë nga çifti simpatik.