fbpx

E dëmtoi murin në qendrën e ndalimit policor, dërgohet në Psikiatri i dyshuari

nga Revista Kosovarja

Një person në ndalim policor është dërguar dje në repartin psikiatrik, pasi në qendrën e ndalimit policor e ka dëmtuar murin e dhomës.

Si pasojë e kësaj ai ka pësuar lëndime.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë 17.07.2023 – 22:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në qendrën e ndalimit policor e ka dëmtuar murin e dhomës si dhe ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]