fbpx

E dhimbshme: Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën nga vetaksidenti në Pouskë të Prizrenit

nga Revista Kosovarja

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një aksident tragjik që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një vajzë ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar.

Gazeta Sinjali ka mësuar se viktima është identifikuar si Dilge Nanovçe, 19-vjeçare, shtetase turke me prejardhje nga Kosova. E ndjera ishte duke e vozitur veturën në momentin kur humbi kontrollin dhe u vetaksidentua.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Nanovçe ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë me një veturë Opel Astra me targa vendore dhe se ajo po ngiste automjetin pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje.

Ky aksidenti ka ndodhur në rrugën Pouskë-Opojë, në një kthesë të mprehtë prej 180 gradësh, ku për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, si pasojë Sinjali ka mësuar se vetura ka dalë nga rruga në anën e djathtë dhe u rrokullis nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit dhe u shkatërrua totalisht.

Dy pasagjerët që ishin me të, Fati Gashi, 27 vjeçar dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit. Gashi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa Tumba, pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]