fbpx

E dhimbshme: Ky është 71-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që është raportuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Rasti ka ndodhur më 3 qershor 2025, rreth orës 07:20, në rrugën “Isa Kastrati”.

Sinjali mëson së është gjetur i pajetë Shaban Zymeri, rreth 71-vjeçar.

Sipas burimeve, viktima jetonte i vetëm, pasi anëtarët e familjes së tij ndodheshin me punë të përkohshme në Perëndim. Ai ishte nën kujdesin e vazhdueshëm të një familjareje, e cila jetonte pranë dhe sot kishte tentuar ta kontaktojë me telefon. Kur nuk kishte marrë përgjigje, kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte gjetur të shtrirë në korridor, pa shenja jete.

Menjëherë është njoftuar Policia dhe Qendra Emergjente, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet hetimore dhe krimteknika, të cilët kanë kryer ekzaminimet fillestare, ndërsa me urdhër të Prokurorit Kujdestar të Prokurorisë Themelore në Gjilan, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, dhe hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]