fbpx

E dhimbshme: Ky është zjarrfikësi që humbi jetën tragjikisht në Klinë

nga Revista Kosovarja

Një zjarrfikës ka humbur jetën në krye të detyrës gjatë mesditës së sotme në Krushevë të Klinës, i ndjeri ishte duke intervenuar në një rast, raporton Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se i ndjeri ishte duke shuar zjarrin në Krushevë të Vogël, ku u rrëzua dhe më pas u dërgua në QMF – ku u konstatua vdekja e tij.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka njoftuar se zjarrfikësi që ka humbur jetën në krye të detyrës ishte Safadin Osmanaj.

Osmanaj humbi jetën duke intervenuar në një fushë të djegur në fshatin Krushevë e Vogël në Klinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]