fbpx

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re profesori i gjimnazit në Lipjan

nga Revista Kosovarja

Profesori i gjimnazit ‘Ulpiana’ në Lipjan, Blerim Krasniqi, është ndarë nga jeta papritur në moshë të re.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Lipjanit, të cilët i kanë dërguar telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

“Vdekja e papritur e Blerimit është një lajm i trishtë që përjetohet me dhembje nga të gjithë qytetarët e komunës sonë dhe më gjerë. Ai ishte një profesor i shkëlqyeshëm, i urtë dhe bashkëpunëtor i mirë e profesional. Puna dhe angazhimi i tij edhe pse për një kohë të shkurtër lanë gjurmë në gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan”, thuhet në telegram.

Ndryshe, varrimi i të ndjerit bëhet do të bëhet sot pas faljes së namazit të Ikindisë në fshatin Smallushë të Lipjanit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]