fbpx

E dhimbshme për familjen: Ky është personi që vdiq tragjikisht në Viti, dyshohet se i dha fund jetës

nga Revista Kosovarja

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Çerçiz Topulli”, ku një burrë vdiq tragjikisht, pasi dyshohet se i dha fund jetës së tij. Rasti tragjik ka tronditur familjen Rashiti, ndërsa akoma nuk dihen motivet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që dyshohet se u vetëvra me armë është Muhamet Rashiti, rreth 59-vjeçar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, me ç’rast është sekuestruar edhe arma që dyshohet se është përdorur.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve për zbardhjen e rastit në plotni.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]