fbpx

E ëma e Rita Orës: Bukuroshet e mia, ju lutem bëni kontrollet dhe ju burra suportoni femrat tuaja

nga Revista Kosovarja

Vitë më parë nëna e këngëtares shqiptare më famë botërore, Rita Ora, Vera Sahatçiu-Ora është përballur me sëmundjen e kancerit në gji.

Falë diagnostifikimit të hershëm dhe forcës së saj arriti të mposhte këtë sëmundje.

Me rastin e muajit tetor, që në botë njihet si muaji i ndërgjegjësimit me gratë e prekura nga kanceri i gjirit, Vera nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka dhënë një mesazh motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre.

“Bukuroshet e mija të dashura, është muaji për të bërë kontrollat kryesore të jetës suaj, lufto kundër kancerit të gjirit. Mos hezito, shko për kontroll të lutem! E ju o burra/partnerë, ndihmoni dhe suportoni femrat e juaja se sëmundja afekton të gjithë të afërmit tuaj”– shkruan ajo krah fotos me bashkëshortin e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]