fbpx

E fejuara e Seldit tregon si qëndron e vërteta rreth ndarjes

nga Revista Kosovarja

Sindi ka mohuar pretendimet rreth ndarjes së tyre.

Seldi Qalliu dhe Sindi Cela vitin e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre me fejesë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, dyshja kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta nga Instagrami, duke mos lënë asnjë shenjë të lidhjes së tyre.

Kjo gjë nxiti thashetheme për një ndarje të mundshme të tyre, por këtë gjë e mohoi modelja me anë të një postimi në Instagram.

“Shkurt dhe shqip: Nuk jam e ndarë nga Seldi dhe nuk kam qenë ndonjëherë e ndarë. Kështu që, gëzuar!”, tha ajo.

Pretendimet për ndarjen e çiftit erdhën pak ditë pasi modelja u “sulmua” nga ndjekësit në komente, të cilët i thonin se Seldi i ndërron sikur çorapet.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]