fbpx

E goditi me shufër hekuri, arrestohet një person në Studenicë të Istogut

nga Revista Kosovarja

Të mërkurën, rreth orës 20:00 Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Studenicё-Istog është arrestuar një person.

Sipas njoftimit, sa i dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.

Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në Fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast.

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa I dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ёshtё dёrguar me autoambulancë nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.

I dyshuari ёshtё arrestuar nga njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, dhe i njëjti pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]