Të harrojë partneri ditëlindjen tënde mund të jetë një përjetim i hidhur për shumë vajza. Për disa është një situatë e pafalshme, për të tjera një gabim njerëzor që mund të ndodhë.
Në çdo rast, ndjesia e lëndimit është e kuptueshme, por mënyra si e menaxhoni këtë moment mund të bëjë diferencën.
Ja disa këshilla për të përballuar një situatë të tillë:
Mos reagoni menjëherë
Merrni frymë thellë dhe përpiquni të mos shpërtheni në inat apo të bëni skena. Emocionet e forta mund ta përkeqësojnë situatën dhe të prishin edhe më shumë marrëdhënien.
Jepini pak kohë
Stresi i përditshëm, angazhimet apo problemet personale mund ta kenë bërë të harrojë. Ndoshta do t’i kujtohet vetë pas disa orësh apo edhe të nesërmen. Jepini një shans.
Mos e lini ditëlindjen të kalojë pa festë
Nëse ai e harroi, kjo nuk do të thotë që ju duhet të mbylleni në shtëpi. Dilni me miqtë, festoni dhe shijoni ditën tuaj të veçantë. Mos lejoni që gabimi i tij t’ju prishë humorin.
Flisni hapur me të
Kur të ndiheni gati, shprehni ndjenjat tuaja me qetësi. Një shembull i mirë do të ishte:
Më dhembi që e harrove ditëlindjen time, për mua është një ditë e rëndësishme dhe prisja ta ndanim bashkë.”
Vëzhgoni si reagon
Nëse ndjehet keq, kërkon falje dhe përpiqet të rregullojë gabimin, është një shenjë e mirë. Por nëse e minimizon ndjesinë tuaj apo përpiqet t’ju fajësojë, atëherë është momenti të reflektoni më thellë mbi marrëdhënien.
Vendosni kufij për të ardhmen
Nëse harresa e tij nuk është e vetmja gjë që ju ka lënduar dhe shpesh vëreni mungesë kujdesi ndaj jush, ndoshta është koha të rivlerësoni lidhjen. Dikush që ju do, i kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla.
Në fund të ditës, ditëlindja është vetëm një ditë – por mënyra si partneri sillet në të, mund të thotë shumë për dashurinë dhe respektin që ka për ju.