Ndoshta është vetëm një ngjyrë, por e kuqja në thonj ka fuqinë të bëjë shumë më tepër sesa të duket bukur.
E ashtuquajtura “Teoria e thonjve të kuq” po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe psikologët janë të prirur të mendojnë se ka më shumë të vërteta në këtë trend sesa duket në pamje të parë.
Sipas teorisë, gratë që lyejnë thonjtë me ngjyrë të kuqe ndihen më të sigurta në vete, më të fuqishme dhe më të vëzhguara nga të tjerët, në mënyrë pozitive. Ngjyra e kuqe historikisht është lidhur me pasionin, autoritetin dhe feminitetin e fortë. Në këtë kontekst, një manikyr i kuq nuk është thjesht një zgjedhje estetike, por një deklaratë.
Psikologët shpjegojnë se efekti është një lloj “placebo emocional”. Ndryshimi i vogël në pamje, si një manikyr i kuq, mund të ndikojë në mënyrën si ne sillemi, flasim apo e shohim veten në pasqyrë. Dhe kjo nuk është vetëm për gratë: efekti i ngjyrave në psikologjinë tonë është i dokumentuar ndër vite.
Në TikTok, “Red Nail Theory” është kthyer në hashtag viral, me miliona gra që ndajnë përvojat e tyre pozitive pas këtij ndryshimi të vogël por të fuqishëm.
A është thjesht një ngjyrë? Apo një mënyrë për të rindezur versionin më të sigurt të vetes? Sido që ta shohim, një manikyr i kuq ndonjëherë është më shumë se thjesht një trend është një gjendje shpirtërore.