fbpx

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

nga Revista Kosovarja

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund të jetë e këndshme, jo aq shumë, ose thjesht interesante. Por është gjithmonë ndryshe nga ajo e shtëpisë suaj.

Nëse nuk e keni menduar ndonjëherë, edhe shtëpia juaj ka një aromë karakteristike, por ju thjesht jeni mësuar aq shumë me të, sa nuk e vini re.

Të gjitha shtëpitë kanë një aromë të veçantë sepse ajo krijohet nga një kombinim faktorësh që lidhen me mënyrën si jetoni. Kjo përfshin:

– Detergjentët dhe produktet e pastrimit që përdorni rregullisht
– Aromat e gatimit që mbeten në ambiente
– Orenditë, si divanët, perdet, qilimat – të cilat thithin dhe ruajnë aroma me kalimin e kohës
– Kafshët shtëpiake, nëse keni
– Pirja e duhanit, nëse ndodh brenda
– Ventilimi, lagështira dhe materiali i dyshemeve apo mureve

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë

Ky “koktejl aromash” quhet “era e banorit”, sepse është një pasqyrim i jetesës së personave që banojnë aty. Për shkak se jeni të ekspozuar ndaj saj çdo ditë, truri juaj e mëson dhe e injoron, ndaj shpesh nuk e vini re, por të tjerët, po.

Po nëse nuk ju pëlqen aroma e shtëpisë suaj?

Zgjidhja nuk është vetëm një sprucues aromatizues. E vetmja mënyrë për të ndryshuar realisht aromën e shtëpisë është pastrimi i thellë dhe këtu përfshihen mobiliet si kolltukët, perdet, jastëkët, mbulesat, qilimat etj.

Më pas, mund të shtoni aroma të freskëta, si mente ose agrume, të cilat ndihmojnë në krijimin e një ndjesie pastërtie dhe qetësie.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]