fbpx

E konfirmon kryediplomatja: E kemi refuzuar kërkesën për vizitë të Vuçiqit në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka konfirmuar raportimet se një delegacionit nga Serbia, i prirë nga presidenti , Aleksandër Vuçiq, i është refuzuar kërkesa për vizitë në Kosovë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, e pare e MPJ-së ka treguar se Vuçiq dhe zyrtarët nga Beogradi zyrtar kanë kërkuar përcjellje.

“Po, është e vërtetë që kanë kërkuar leje për vizitë. Madje kanë kërkuar edhe përcjellje. Por, shkurt mund të them se kërkesa e tyre nuk realizohet” ka thënë ajo.

Ndryshe, Vuçiq të enjten i kishte dërguar kërkesë institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vizitën në Kosovë.

Edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviq, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuriq, ishin pjesë e kësaj kërkese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]