fbpx

‘E marr në prova, dua ta rris vetë’, Marina Vjollca flet për herë të parë për Marget

nga Revista Kosovarja

Elisabetta Franchi mbajti një sfilatë së fundmi në Tiranë dhe moderatorja dhe ambasadorja e markës, Marina Vjollca e shndërroi në një mbrëmje vërtet të shkëlqyer.

Gjatë mbrëmjes, Marina foli për ”Rudina” në Tv Klan edhe si ka vijuar gjatë kësaj periudhe të ngarkuar të ekuilibrojë punën dhe rolin si nënë.

Marina Vjollca: Jam nga ato mama që tentoj mos të kem një ndihmë, pra dua që Marget ta mbaj vetë, ta rris vetë. E di që është pak e vështirë për t’ia dalë, por nuk e di a e beson, unë kur vija në prova këtu, me Marget me vete isha. Sot është në shtëpi sepse këtu ka shumë të ftuar dhe Marget duhet të flejë, është orari për të fjetur dhe nuk di ç’të them. Nga njëra anë është ndjesia më e bukur që jam bërë nënë dhe nga ana tjetër është përgjegjësia më sublime që Zoti më ka falur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]