fbpx

E menduan se kishte vdekur, prindërit e gjejnë foshnjën një muaj pas tërmetit shkatërrues në Turqi

nga Revista Kosovarja

Bergis dhe Cumali Bakkayli humbën çdo gjurmë të foshnjës së tyre 6.5 muajshe, e cila lindi para kohe, pas tërmetit që goditi Turqinë.

Pas shumë ditësh pikëllimi, çifti turk më në fund përjetoi lehtësim kur mësoi se fëmija ishte gjallë dhe shëndoshë. Media të shumta nga ky vend shkruajnë për përrallën me fund të lumtur pas tërmetit.

Foshnja po trajtohej në spitalin e Kahramanmaras për hemorragji në tru pas një lindjeje të parakohshme, transmeton Reporteri.net.

Pasi tërmetet dëmtuan këtë spital, foshnja u transferua fillimisht në spitalin e qytetit të Mersinit dhe më pas në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë Universitare Selcuk. Çifti Bakajli pas tërmetit nisën të kërkonin fëmijën pasi nuk kishin informacion.

Stafi i spitalit në Selçuk ka kontaktuar me prindërit dhe ka thënë se foshnja është me ta, gjallë dhe mirë. Në një intervistë për mediat turke, nëna e Cumali Bakkayli tha se tani është koha për të “ribashkuar” familjen.

“Para tërmetit, vajza ime ishte në spital. Pas tërmetit, ne nuk mund të dëgjonim për të. Mjeku nga Konja thirri dhe tha se vajza jonë është atje dhe se gjendja e saj është shumë e mirë. Zoti i bekoftë të gjithë. Ne po përpiqemi të mbijetojmë si familje. Allahu mos lejoftë që askush ta përjetojë këtë dhimbje. Kur morëm lajmin e mirë për vajzën tonë, bota u bë e jona, tani është koha të bashkohemi”, tha nëna e foshnjës.

Kujtojmë se mbi 50,000 njerëz vdiqën në tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë muajin e kaluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]