fbpx

E mitura në Fushë Kosovë dërgohet për të lindur

nga Revista Kosovarja

Një e mitur shtatzënë është dërguar në repartin e gjinekologjisë në Fushë Kosovë për të lindur.

Rasti është raportuar në Polici, ku janë intervistuar personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i saj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë 12.2020 – NN. Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]