fbpx

E moshuara 109 vjeçare voton në Prizren

nga Revista Kosovarja

166 kandidatë garojnë për kryetarë në 38 komuna të Kosovës. Rreth 1.9 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Day Travel
Në të gjitha komunat e Kosovës po zhvillohet normalisht procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale. Rreth 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjedhin udhëheqjen e re në 38 komuna të vendit.

Në zgjedhje po dalin edhe të moshuarit.

“E kryeti obligimin qytetar Nena Plak 109 vjeçare”, thuhet në postimin e familjes Mustafa nga Prizreni e cila është përcjell edhe më një fotografi.

Shumë prej qytetarëve tashmë kanë kryer obligimin e tyre për votim, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë dalja në votime e përgjithshme deri në ora 19:00.

Deri në ora 16:00, kanë votuar gjithsej 26.89% e qytetarëve, apo 506 mijë e 997 prej tyre.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]