Një fotografi e rrallë familjare po qarkullon në rrjete sociale, ku shfaqet këngëtarja me famë botërore Rita Ora në fëmijëri, së bashku me prindërit dhe motrën e saj.
Fotoja, e realizuar shumë vite më parë, paraqet një moment të thjeshtë e të ngrohtë familjar, ku duken babai Nik Sahatçiu, nëna Vera Sahatçiu, si dhe motra Elena, e cila sot është gjithashtu e njohur në botën e modës dhe mediave sociale.
Të veshura njësoj dhe me tasat e akullores në duar, Rita dhe Elena duket se janë kapur në një moment tipik të fëmijërisë të lumtura, të pafajshme dhe të mbështetura nga prindërit e tyre, që me përkushtim i kanë rritur në një frymë kulture dhe edukimi, shkruan Kosovarja.
Kjo familje me origjinë nga Kosova emigroi drejt Mbretërisë së Bashkuar në fillim të viteve ’90, duke i shpëtuar trazirave politike. Sot, Rita Ora është një ndër emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, ndërsa motra dhe prindërit e saj mbeten mbështetja më e madhe në çdo hap të karrierës së saj.