fbpx

E njohët si vajzën më të bukur në botë kur ishte 6 vjeç, ja si duket sot

nga Revista Kosovarja

Thylane Blondeau, modelja franceze që u bë e njohur në mbarë botën që në fëmijëri, pasi u quajt “vajza më e bukur në botë”, sot është një emër i konsoliduar në industrinë globale të modës dhe duket ndryshe nga vajza e vogël që dikur mahniti publikun.

E pabesueshme, por në të vërtetë, kur ishte vetëm 6-vjeçe Thylane kishte tashmë tre vite eksperiencë në modelim, pasi ishte zbuluar nga Jean Paul Gaultier.

Sot është 24-vjeçe dhe vazhdon të merret me modeling.

Thylane ka punuar me marka të mëdha si “Dolce & Gabbana”, “L’Oréal Paris”, “Versace”, “Ralph Lauren” dhe “Hugo Boss”, duke u pozicionuar përkrahësit më të njohur të industrisë së modës.

Duke shkëlqyer kështu në pasarela dhe duke qenë fytyra e fushatave të rëndësishme publicitare.
Nuk është më vajza bionde që publiku mban mend që nga viti 2022, ajo është shfaqur me flokë ngjyrë gështenjë, një ndryshim i mirëpritur nga ndjekësit e saj të shumtë.

Sot, Thylane është shumë më shumë se një titull apo imazh, ajo është një profesioniste e sukseshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]