fbpx

E padëgjuar në Greqi, arrestohet 10-vjeçari pasi i vuri flakën pemëve: Më pëlqen të shoh kur zjarrfikësit shuajnë zjarrin

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në Greqi, një 10-vjeçar është arrestuar nga policia pasi i ka vënë flakë një zone në Lesbos.

Sipas mediave greke, kur i mituri është marrë në pyetje nga efektivët e policisë, në prani edhe të psikologëve, ka pranuar se i ka vënë zjarrin pemëve, duke thënë se arsyeja se përse e ka bërë është se i pëlqen kur shikon zjarrfikësit që shuajnë flakët.

Rasti po shqyrtohet nga Prokuroria për të mitur, ndërsa gazetarët u janë drejtuar prindërve me apelin për t’u mësuar fëmijëve të ndajnë të mirën dhe të keqen, pasi rasti në fjalë mund të kishte përfunduar më keq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]