fbpx

E papritur në Big Brother, sëmuret Efi

nga Revista Kosovarja

Efi i është ankuar miqve të saj në shtëpi se nuk ndihej mirë dhe herë pas here ka patur marramendje. Më shumë sesa tensioni, banorët dyshuan se Efi vuan nga veshi i mesëm, ndaj produksioni e dërgoi atë mbrëmë jashtë shtëpisë për të bërë disa kontrolle mjekësore.

Duke qenë se tensioni dhe rrahjet e zemrës rezultuan normale, mjekja dyshoi se çfarë ia shkakton Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.

Për më tepër informacion, marramendja, e njohur ndryshe si vertigo është ndjesia humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë.

Ndjesia e trullosjes me raste është e zakonshme. Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, që i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]