fbpx

E pazakontë: Istogasi s’e lë vëllain ta sjellë gruan në shtëpi

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Istog, aq sa është dashur edhe intervenimi i Policisë.

Siç njofton Policia, një person është arrestuar pasi ia kishte ndaluar vëllait që ta sjellte në shtëpi bashkëshorten e tij. Si arsye kishte pretendimin se ajo kishte ndikuar që vajza e tij të martohet.

“Istog 24.06.2020-13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se vëllait të tij me të cilin jeton ndaras, viktimës mashkull kosovar ia kishte ndaluar ta sjell në shtëpi bashkëshorten e tij me pretekst se gruaja e viktimës kishte lidhje në martesën e vajzës së të dyshuarit pa dëshirën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]