fbpx

E përlotur Fifi performon në “Sheshin Skënderbej” në Tiranë: Nuk ka fitore më të madhe…

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë (25 dhjetor) në Tiranë është mbajtur koncert për ndër të festës së Krishtlindjeve.

Në mesin e artistëve që kanë performuar në “Sheshin Skënderbej” ishte edhe këngëtarja nga Kosova, Fifi.

Përmes një postimi në Instagram, krijuesja e hitit “Marova” e ka quajtur këtë performancë dhe publikun që ishin nga afër për ta përcjell, si fitorja më e madhe.

“Nuk ka fitore më të madhe se ju nanushat e mi. Jetojë, frymojë dhe punojë pikërisht per këtë moment në jetë. Tirana ju dua pafund”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)


Kujtojmë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë), ka qenë ndër personazhet më të komentuara muajve të fundit, kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP.

Ndërkohë, pas daljes nga shtëpia e famshme e BBV, Fifi publikoi këngën “Diell” të cilën e shkoi gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë.

Ky projekt u mirëprit nga fansat e saj dhe brenda një kohe të shkurtër ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në YouTube.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]