fbpx

E popullit: Qesen e armën mos ia dorëzo gruas!

nga Revista Kosovarja

Bie një gurë e shkoqet një mur!

• Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur; ndërsa i zgjuari fjalën e budallait e fut në xhep!

• Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majme!

• Fukaraja vjel rrushin, zengjini pi mushtin.!

• Gjuha e gruas është shpata, për atë që nuk e len të ndryshket!

• Halli të ban me i thanë thiut dajë!

• Ku s’të thërresin, mos shko; ku s’të pyesin, mos kuvendo!

• Me gojë i afron, me gojë i largon shokët

Mendja është në maje të gjuhës!

• Nuk të thonë: “Qysh ke qene, po qysh je”!

• Bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha!

• Po nuk mujti me hy vetë, shejtani fut bishtin sa me ngatërru punë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]