fbpx

E pyeten për Kaderin, ky është reagimi i Lumbardhit

nga Revista Kosovarja

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë.

Ishte Kaderi ajo e cila bëri publike ndarjen, madje ka hedhur akuza për fituesin e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Ajo ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.

Ish-futbollisti, në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” nuk ka dashur të flasë fare për këtë çështje. Ai u duk i nervozuar teksa u pyet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.

“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai, duke vijuar më tej: A po të dukem si i lënduar?

Më tej, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]