fbpx

E reja bëri falsifikim të parave, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të zënë të dyshuarën

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Prizrenit, është në kërkim të të dyshuarës, me inicialet N.N., e cila kërkohet për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Me qëllim të identifikimit të të dyshuarës, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët.

Për të mundësuar njohjen më të lehtë dhe përcaktimin e identitetit të të dyshuarës, Policia me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka publikuar fotografinë e saj, si e shpallur në kërkim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor“, thuhet në kërkesën e Policisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]