Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

E rëndë: 3 motrat u abuzuan seksualisht nga i ati

nga Revista Kosovarja

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për skandalin e ndodhur në Sarandë ku një vajzë 17 vjeçare abuzohej seksualisht nga shokët e babait të saj.

Duke folur edhe për rëndësinë e denoncimit gazetarja e Fiks Fare, Alisa Mysliu tregoi një histori të rëndë ku tre motra janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre.

‘Dua të tregoj një histori të rëndë, pa emra. 3 motra, e madhja, e mesmja dhe motra e vogël janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre. Vetëm motra e vogël e ka bërë denoncimin në polici.

E tregova këtë histori jo si një histori që Fiks Fare do ta trajtojë në vazhdim, por për të treguar rëndësinë e denoncimit. Në qoftë se motra e madhe do kishte bërë denoncimin ndaj të atit, dy motrat e tjera do t’i kishin shpëtuar abuzimit”- tha në Open gazetarja e Fiks Fare

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]