fbpx

E rëndë, 66-vjeçari nën ndikim të alkoolit ofendon dhe dhunon ish-gruan

nga Revista Kosovarja

Numri i rasteve të dhunës në familje në Kosovë ka arritur përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktimat janë shpesh gra dhe vajza që përjetojnë dhunë psikike dhe fizike, kryesisht nga bashkëshortët e tyre ose ish-bashkëshortët.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut, ku një burrë 66-vjeçar ka përfunduar në ndalim për shkak të sjelljeve të dhunshme ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Burime për Sinjalin bëjnë të ditur se i dyshuari, I.S., është sjellë në stacionin policor nën ndikimin e alkoolit, ku pas testimit ka rezultuar me 0.56 promilë.

Viktima, M.K., rreth 54 vjeçare, ka deklaruar se ndonëse janë të divorcuar, ata vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën banesë dhe përballen me mosmarrëveshje të vazhdueshme. Ajo ka shtuar se më 9 maj, rreth orës 20:00, i dyshuari ka hyrë në banesë i dehur dhe e ka ofenduar dhe sharë. Tutje, ajo bën të ditur se një ditë më parë ai e kishte kapur me forcë në krahun e djathtë, duke i shkaktuar nxirje në lëkurë.

Viktima është dërguar në QKMF-Istog, ku është përpiluar raporti mjekësor për lëndimin e pësuar.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e I.S. për 48 orë dhe inicimin e rastit si “Dhunë në familje”. Rasti mbetet nën hetim.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]