fbpx

E rëndë: Humb jetën një person në Krushë të Madhe pasi u godit nga automjeti

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Krushë të Madhe, ku pas një aksidenti trafiku, një person ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.

Lajmin për Sinjalin e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se fillimisht këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 17:15 është raportuar aksident trafiku në fshatin Krushë e Madhe, në rrugën që lidh Gjakovën me Prizrenin. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një këmbësor (mashkull i moshës madhore)”.

“Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, nga jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në konfirmim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]