fbpx

E rëndë: Karroca e foshnjes e përmbysur në mes të rrugës, çifti i shtrirë në tokë

nga Revista Kosovarja

Një familje është aksidentuar rëndë duke kaluar vijat e bardha te Rruga e Kavajës nga një makinë “G Class” që drejtohej me shpejtësi nga Ajas Sulejmani, raportojnë mediat në Shqipëri.

Në këtë foto duket karroca e foshnjes 3 muajsh e përmbysur në mes të rrugës, pak më tutje 2 prindërit, burrë e grua, të shtrirë në tokë dhe makina më të cilën u përplasën e cila është braktisur nga shoferi.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë vrapuar për t’u dhënë ndihmën e parë dhe më pas për t’i transportuar në spitalin e Traumës, ku ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Shoferi i “G Classit” Ajaz Sulejmani është futur në vija të bardha kur semafori ka qenë me të kuqe, duke marrë përpara dy prindërit dhe foshnjën tre muajsh. I skeduari nga Anglia si bos droge, la makinën dhe u arratis nhga vendi i ngjarjes. Në makinë bashkë me të në momentin që ka ndodhur aksidenti ka qenë edhe një i afërm i tij i cili është shoqëruar nga policia.

Aksidenti ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar nga kalimtarët. Siç kemi raportuar më herët në rrugë vazhdon të qëndrojë ende karroca në të cilën ka qenë fëmija i vogël.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]