fbpx

E rëndë: Kjo është gruaja 63-vjeçare që humbi jetën në aksidentin në Skenderaj

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Skenderaj, si pasojë e të cilit një grua 63-vjeçare ka humbur jetën.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktimë e aksidentit ishte: Xhevrije Delijaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50, në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët.

Si pasojë e aksidentit, të lënduar kanë mbetur katër persona. Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.

Personat e lënduar janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]