fbpx

E rëndë: Ndërron jetë shoferi i kamionit pas përplasjes së rëndë në rrugën Komoran–Gllogoc

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur njëri nga shoferët e kamionit të aksidentuar gjatë ditës së djeshme në Komoran.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

“Po, në ora 01:30 na është konfirmuar vdekja e tij”, thanë nga policia.

Derisa i lënduar në këtë aksident ka mbetur edhe shoferi i kamionit tjetër.

Njësitë e hetimeve të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e aksidentit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]